Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur nëburgun e “Shutkës” në Shkup, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Delov, një ndër huliganët që rrahën Ziadin Selën në ngjarjet e 27 prillit të vitit të shkuar në Kuvendin e Maqedonisë.
Raportohet se sherri ndodhi në qelinë C24 dhe shkak është bërë kënaqësia dhe mburrjet që shpreh Delov për rrahjen e Ziadin Selës.
Megjithëse i burgosur ai vazhdon të flasë për kënaqësinë që ndjeu kur godiste deputetin shqiptar. Mes të tjerash ai ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët me gjakun e liderit të ASH-së. Në këtë moment të dënuarit e tjerë shqiptarë janë revoltuar dhe e kanë sulmuar duke e bërë për spital.
Kjo nuk është hera e parë që Delov provokon duke folur për kënaqësinë që ndjente duke dhunuar Zijadin Selën.
“Ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushta në kokë, e papërshkruar! Shtrihu poshtë shkërdhatë shqiptare”, ka shkruar Delov, pak kohë më parë në rrjetet sociale.
(E.K/FAXWEB.AL)