Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos ka marrë vendimin për tu larguar vendi pasi emri i tij u lodh skándál kòrrupsioni. 82-vjeçari i njoftoi vendimin me anë të një letre, djalit të tij Felipe, të cilit i dha pùshtetin gjashtë vjet më parë.
“I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën”, thuhet në letër.
Carlos shtoi se do të ishte i gatshëm të merrej në pyetje nga Prokuroria nëse do të ishte nevoja. Në muajin Qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.
Akoma nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës. Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdèkjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975. Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij” për demokracinë në Spanjë.