Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme, njoftoi masat e reja që hëjnë në fuqi prej ditës së nesërme. Rakacolli njoftoi rikthimin e karantinës dy javore për të gjithë ata që hyjnë në shtetin tonë nga Greqia ose Maqedonia e Veriut.
Për sa i përket zhvillimit të mësimit online Rakacolli njoftoi se që prej ditës së nesërme të gjithë nxënësit e viteve të para dhe të dyta mund të rikthehen në shkolla.
“Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.
Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra. Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë“, tha Rakacolli.
Skënder Brataj gjatë fjalës së tij njoftoi rënien e thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare, por bëri thirje të bëhet kujdes pasi mund të ketë një rritje të kurbës së infektimeve për shkak të grumbullimeve të fushatës elektorale javët e fundit.
“Të gjithë indikatorët dhe treguesit kanë rënie. Numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare ka rënë nga 2000 në 1800. Po ashtu për sa i përket numrit të vizitave kemi rënie nën 300 në 24-orë, ku për Covidin kanë qenë vetëm 38. Ajo që vihet re është një shtim i thirrjeve për Covid në disa fshata të largëta.
Duke parë që jemi 3 javë gati nga fushata dhe duke patur grumbullime ka ndikuar në shpërndarjen e virusit dhe në zona të virgjëra.
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendoset karantina për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Ja çfarë u vendos për shkollat“, tha Brataj.