FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Mblidh pllumat”/Lori Hoxha zbulon këndin e preferuar në shtëpinë luksoze, por vëmendjen po e tërheq ky koment

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha prej disa kohësh është zhvendosur në Londër ku po kryen studimet. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston foto duke pozuar në rrugë apo në restorantet që frekuenton, por së fundmi na ka zbuluar një foto nga shtëpia.

Lori ka fotografuar këndin e saj të preferuar, të mbushur me kristale të ndryshme.

“Këndi i preferuar i shtëpisë sime; Kristali turmalinë i zi për mbrojtje nga energjia negative, ametist për qartësi, akuamarina për ndryshime të mëdha të jetës dhe gur i artë për një të ardhme të artë. Dhe pastaj disa qirinj sepse më bëjnë të ndjehem në shtëpi”, shkruan Lori.

Por ai që ra në sy është komenti i motrës së saj Sara Hoxhës, e cila i shkruan me shaka :”Mblidh pllumat, motër”.

Sara dhe Lori Hoxha njihen për komentet e tyre qesharake në cdo foto që ato publikojnë.

Për më tepër ndiqni fotogalerinë e sipërme

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *