AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenca zbardh detajet: Mbështetëm prokurorinë…

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt mëngjesin e sotëm në institucionin e kreut të Shtetit.

Meta shprehet se në mbledhje i është dhënë mbështetja e plotë prokurorisë për nisjern e hetimeve, dhe vendosjen para ligjit të të gjithë përgjegjësve.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan Meta.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e 26 Nëntorit, i cili la pas 51 viktima, dhe qindra të plagosur.

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shtëpive të tyre që janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që qeveria ka nisur një fushatë online për mbledhjen e fondeve.

Tërmeti i këtyre ditëve ka zhvendosur vëmendjen nga përplasjet politike e këtyre muajve të fundit, duke harruar përkohësisht planet e mazhorancës për shkarkimin e presidentit, dhe nismën e këtij të fundit për të ndërmarrë një lëvizje popullore për Referendum.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama, ka kërkuar dhe nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha që të bëhen bashkë për  rindërtimin e vendit, ndërsa është shprehur i hapur për çdo alternativë që mund ti propozohet.

Në kuadër të mospolitizimit të kësaj fatkeqësie natyrore kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar të vetëve që të shmangin çdo qendrim emocional gjatë këtyre ditëve, ndërsa kanë dalë në terren për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *