Vijon të mbetet mister zhdukja e shtetasit, Ervis Martinaj. Menjëherë pas denoncimit të bërë nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj, policia e shtetit është vënë në lëvizje duke shtuar kontrollet ku dyshohej se fshihej i shumëkërkuari.
Ndërkohë që po mbahen në përgjim personat që kanë pasur kontakte me të gjatë kohëve të fundit.
Sipas neës24 në fokus të kontrolleve të policisë duket të jetë Vlora, ku 40-vjeçari kishte pasur lidhje të shumta gjatë aktivitetit të tij në muajt e fundit.
Disa ditë më parë, familjarët e Martinajt, konkretisht xhaxhai i tij Faik Martinaj i tha policisë se prej 3 ditësh nuk kishin pasur asnjë mesazh prej tij përmes personave të ndërmjetëm ndërsa theksuan se i druhen faktit se atij mund t’i ketë ndodhur diçka.