Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 dozat e radhës të vaksinës Pfizer, me lajmin që u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri si gjithmonë zgjodhi të ishte i pari që do jepte lajmin për mbërritjen e vaksinave, ashtu siç jemi mësuar ta shohim edhe para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai deklaroi se çdo javë në Shqipëri do të vijnë vaksina anti-Covid dhe se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri më tani, duke shtuar se puna vijon pa y ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)