Kanë mbërritur në Kosovë vaksinat e para anti-Covid. Bëhet me dije se Kosova ka siguruar 100.800 doza të vaksinës AstraZeneca falas nga programi COVAX i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se janë 76 për qind efektive ndaj COVID-19.
Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër COVID-19.
Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.
Autoritetet tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
(R.G/Faxweb.al)