Ashtu sikurse ishte lajmëruar, kanë mbërritur në Shqipëri ndihmat e financuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar pam,jet e mbërritjes së mjeteve dhe pajisjeve mjekësore.
Ministrja shkruan se miku i mirë njihet në ditë të vështira dhe vijon duke shprehur mirënjohjen përndihmën ndaj SHBA-ve.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??
Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana
Jemi #bashkë në këtë luftë ?#COVID19?????”, shkruan Manastirliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)