Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Mbante kokainë në makinë/ Do të dërgonte një të ri në Belgjikë për 3 mijë e 500 euro, arrestohet autori

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjilan njfton ndalimin e një shtetasi pasi në këmbim të 3 mijë e 500 euro, i ka premtuar një shtetasi tjetër nga Kosova dërgimin në Belgjikë.

I dyshuri K.Sh është ndaluar në doganë bashkë me shtetasin R.O., që do të lërgohej drejt perëndimit, dhe pas kontrollit të ushtruar është gjetur në mainë edhe një sasi prej 3.6 grramësh kokainë.

“Ekziston dyshimi i bazuar që, më 19 tetor 2019, rreth orës 21:50 minuta, në Pikën Kufitare ’’Dheu i Bardhë’’, i dyshuari K.SH., me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar të kryente kontrabandë me migrantë, në atë mënyrë që i dëmtuari R.O., paraprakisht kishte kontaktuar me të dyshuarin, i cili i kishte premtuar se do t’ia organizonte udhëtimin dhe do ta dërgonte në shtetet perëndimore, përkatësisht në Belgjikë, pasi nuk posedonte dokumente të rregullta për këtë udhëtim, ku për të gjitha këto shërbime, i duhej të paguante shumën prej 3.500 euro, pasi të arrinte në Belgjikë.

Gjithashtu, i dyshuari K.SH., pa autorizim ka poseduar substanca narkotike, ashtu që me rastin e kontrollimit nga ana e zyrtarëve doganor, në veturën e tij janë gjetur 3.6 gram substancë narkotike, e llojit ‘’Kokainë’’”, thuhet në njoftimin e auutoritevteve kosovare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *