Deputeti Ralf Gjoni ka kritikuar veprimet e marra nga qeveria në sigurimin e vaksinave, që sipas tij mbajnë erë të keqe. Gjoni tha se përmes aktit normativ, që mazhoranca do të kalojë në Kuvend, kërkon që të shmang përgjegjësitë ligjore në të ardhmen.
Deputeti që është në seancat e tij të fundit në Kuvend, nuk i kurseu kritikat as në drejtim të Lulzim Bashës, që sipas tij është një gjumash që shkruan libra, që as vetë nuk i ka lexuar.
“Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike. Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej. Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore.
Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t’ju fshehur përgjegjësisë juridike në të ardhmen? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen. Turp e faqja e zezë, jeni qesharakë! Po mirë bëni, kur keni përballë një gjumash si shkruan libra që as i ka lexuar”, tha Gjoni.