AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mazhoranca merr në mbrojtje Dakon, Braçe: Objektet që u shembën në Durrës nuk i përkasin kohës së tij

Mazhoranca ka zhveshur nga përgjegjësitë ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për shembjen e pallateve për shkak të tërmetit.

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në një intervistë për emisionin “Provokacija”, ka deklaruar se objektet e shkatërruara nuk i përkasin periudhës kur Dako ishte në drejtim të Bashkisë së Durrësit.

“Unë s’kam pse ta mbroj por ato gjashtë objekte që u shemben s’janë të kohës së Dakos.  Çdo leje që ka lëshuar nga Bashkia e Durrësit të verifikohet një për një, kushdo që i ka dhënë Lefter Koka dhe Vangjush Dako. Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre, dhe të hetojnë se pse u rrëzuan objektet dhe kush është përgjegjës. Hotel “Lubjana”, p.sh., nuk është dhënë me leje nga Dako.

“Miramare” dhe “Palmat” janë lejet e ndërtimit aty, edhe këto të hetohen… Edhe pallati i vitit ’93-’94 ku humbi jetën edhe një koleg i yni, ish-deputet le të hetohet se kush dhe si e dha lejen.Prokuroria të nxitojë ta bëjë këtë process”, tha Erjon Braçe.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *