Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mashtruan 6 persona dhe morën 490 mijë lekë kredi në emër të tyre, pranga të riut. Një tjetër shpallet në kërkim

Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të diel nga Policia e Beratit pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia njoftoi se 22-vjeçari, bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë që janë proceduar në gjendje të lirë, mashtronin njerëzit dhe merrnin kredi në emrin e tyre.

Pasi kanë pikasur mashtrimin, 6 personat e mashtruar i janë drejtuar policisë dhe kanë denoncuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditen raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Finalizohet operacioni policor i koduar  “Kredia”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Vihet në pranga një përson, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale e krimeve ekonomike e financiare, pas kallëzimeve të marra nga individë për mashtrim nga disa persona, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kredia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit  A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpëmrjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300.000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.  Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *