Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lërë në burg dentisten Olesia Duka, 38-vjeçaren e akuzuar se mashtroi disa biznesmenë duke iu marrë shuma të mëdha parash.
Fax News raporton se Arben Llangozi, avokati mbrojtës i Olesia Dukës është shprehur se çështja do shqyrtohet pasi këto biznesmenë kanë ta bëjnë me fshehje të të ardhurave.
Avokati shprehet se ato duhet të deklarojnë të ardhurat që pretendojnë që ua ka marrë Olesia Duka.
Gjithashtu Llangozi pretendon pafajësi te klientes së tij.
Deri tani janë 11 biznesmenë që e akuzojnë Dukën për mashtrim që sipas prokurorisë shkon në rreth 2 milionë euro.
(M.Q/Faxweb)