Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Marrin fund dilemat, Manaj mbërrin në Barcelonë!

Nuk ka më dyshime, Rey Manaj do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës B. Skuadra e dytë e klubit katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin shqiptar. Mediet spanjolle bëjnë me dije se sulmuesi i Albacetes ka mbërritur në Katalonja.

Ai po kryen vizitat mjekësore dhe sapo rezultatet të dalin pozitive, nëse ndodh diçka e tillë, kontrata do të jetë gati. Lojtari dhe menaxheri i tij kanë rënë dakord paraprakisht për kushtet në kontratë dhe vetëm firma mungon për t’u zyrtarizuar gjithçka.

Manaj do të prezantohet zyrtarisht me ekipin e ligës së tretë dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit. Lëvizja e tij duket e çuditshme, por lojtari shpreson që ekipi i tij të ngjitet në Ligën e Dytë, pasi po lufton për diçka të tillë. Ëndrra e madhe mbetet ekipi i parë, por gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të vogla.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Mund të Lexoni

Close