Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19.
Po përgjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 86 persona.
Betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 6 persona nga të cilët 2 nga Shkupi, një nga Ohri, 2 nga Prilepi dhe një nga Shtipi.