Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Maqedoni e Veriut/ 9 viktima nga koronavirusi, sa raste të reja u shënuan 24 orët e fundit

Nëntë viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit. Nga dy viktima janë regjistruar në Shkup, Gostivar dhe Strumicë. Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30 vjeçare, respektivisht një 23 vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica.

Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Kovid-19 në vendin tonë. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjera kanë nën 10 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi i infeksionit në raport me numrin e testeve sot shënon 7 për qind.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *