AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Manjani i përgjigjet Ministrisë për LGBT: Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

Vijon debati në lidhje me futjen në shkolla të diskutimeve për komunitetin LGBT. Pas reagimit të Ministrisë së Arsimit, që shprehej se kjo ishte bërë për shmangien e steriotipeve, ka reaguar sërish dhe ish-ministri Ylli Manjani.

Manjani shkruan se që të mos krijojmë steriotipe duhet të ndalojmë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla.

Ai thotë më tej se janë “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve. Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku.

Reagimi i plotë i Manjanit:

E papranueshme!

“Të mos krijojmë Steriotipe”- thotë Ministrja e Arsimit.

Shumë dakort jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë!

Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku!

Në shkollë mësohet Matematika; Fizika; Kimia; Biologjia; Historia; Letersia; Gjuha e shkruar dhe e folur. Mesohet shkenca dhe përçohet dija.

Pasi të kenë mbaruar me këto, le ti lëmë të lirë të rinjtë të shijojnë në privatësi seksin, si e ku të duan!

Duhet vetëm të sigurohemi që të kenë me vete një preservativ. Pjesën tjetër e dinë vetë ata.

Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!!

Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë.

Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!

E përsëris këshillën për të rinjtë:
Refuzoni çdo takim, bisedë apo debat, mbi çështje të tilla në mjediset e shkollës!

Shkolla nuk ka asnjë punë me orentimin seksual!

Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

1 thought on “Manjani i përgjigjet Ministrisë për LGBT: Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!”

  1. Mqs duan te flasin per LGBTQ ne shkolla, eja te bejme nje cikel me 15 tema:
    1. Homoseksualiteti dhe demtimi i indit social, veçanerisht femijet.
    2 Homoseksualiteti dhe (mos)riprodhimi.
    3. Homoseksualiteti dhe (in)stabiliteti i familjes tradicionale.
    4. Homoseksualet dhe besnikeria ne çift.
    5. Homoseksualet dhe jetegjatesia.
    6. Homoseksualet dhe dhuna ne familje.
    7. Homoseksualet dhe shkalla e ngacmimeve seksuale ne krahasim me heteroseksualet.
    8. Homoseksualiteti dhe besimi ne Zot.
    9. Homoseksualet dhe riperkufizimi i marteses.
    10. Homoseksualet dhe lidhjet ‘jonatyrore’.
    11. E “drejta” per martese e homoseksualeve.
    12. Marredheniet homoseksuale dhe rreziqet e medha shendetesore.
    13. Marredhenia homoseksuale nuk eshte nje percaktim hyjnor.
    14. Homoseksualiteti nuk eshte gjenetik.
    15. Te drejtat qe burojne nga martesa dhe homoseksualet!

    Ftoj OJF dhe parti politike qe t’i kerkojne Ministrise se Arsimit t’i shtojne keto tema debatit per LGBTQ ne shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.