Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Mandatet e Ramës në trend zbritës, Elmazi mbështet PD-në e bashkuar

Deri më tani Partia Socialiste është më e favorizuar pasi sipas të dhënave të KQZ-së, duket sikur kryeministri Edi Rama po shkon drejt timonit i vetëm. Mirëpo orët e fundit, PS ka patur trend zbritës ndërsa PD ka nisur të fitojë sërish terren.

Deputetja demokrate Liljana Elmazi, u bën thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar deri ën numërimin e kutisë së fundit, ndërsa nuk harron të falenderojë edhe komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e derimëtanishme.

“Miq demokrate, kudo ne Shqiperi, nga jugu ne veri, duhet respektuar çdo vote demokrati! Vota eshte e shenjte ! Të qendrojme fort e të bashkuar deri ne numerimin e votes se fundit! Miq, numerues e komisionere, ju qe keni peshen kryesore ne fazen finale të procesit, heronjte e dites, jam e bindur se do të qendroni deri me fund , ashtu si keni bere gjithmone ! Respekt per çdo numerues e komisioner demokrat ! Mirenjohje per secilin prej jush ! PD eshte e forte , do të ringrihemi , si kemi bere dhe me pare! Të bashkuar, do ia dalim! Le të jene frymezimi yne fjalet e Presidentit Trump: Make America Great! Ta bejme PD madheshtore! Vetem keshtu do të bejme Shqiperine të tille !Ky eshte misioni yne historik! Eshte ideali yne, ideali i Azem Hajdarit dhe studenteve të Dhjetorit, i demokrateve të vertete, i idealisteve dhe jo pragmatisteve! Une besoj te forca e demokrateve ! Ne shembem diktaturen me të eger komuniste ne Europe ! Shqiperia europiane – eshte endrra e misioni yne ! Vetem ne mund ta bejme ! Të bashkuar e me të forte !”, shkruan Elmazi.

Nëse në orët e para të mëngjesit të sotëm, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën kryesonte me 77 mandate përkundër Partisë Demokratike me Lulzim Bashën me 40 mandate, trendi për PS-në duket se është në rënie.

Tanimë pas 10 orësh, PS vazhdon të kryesojë por me 73 mandate, një diferencë prej katër mandatesh që i kanë kaluar Partisë Demokratike. Kjo është situata në rang vendi për 3.637 kuti të numëruara nga 5.632 në total.

Mandati më i fundit që PS humbi, është ai në Shkodër, ku pas një diference të ngushtë votash, Partia Demokratike kryeson tanimë me 5 mandate nga katër deri tani. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *