Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Manaj kapet keq me gazetarin se e quajti individualist. Pastaj, reagon ndaj Rudi Vatës…

Rei Manaj, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, ka shënuar gol ndaj Andorrës, por ka shpërdoruar edhe raste, teksa pas ndeshjes foli për RTSH.

Gazetari Eno Skarço i vuri ne dukje individualizmin e tepruar dhe egoizmin në fushë, duke e thumbuar pak, por reagimi i sulmuesit ishte në kundërsum…

Gazetari: “Përtej golit, u duke disi individualist në disa momente, pse kështu?!”

Manaj: “Kush e tha këtë? Mendimi yt?! Nuk jam aspak dakord”.

Më pas, teksa Rudi Vata i ka folur për formën fizike, që sipas evidentimit të shkodranit nuk ka qenë shumë e mirë, ka reaguar me arrogancë: “Nuk është ashtu, mendimi yt! Nuk kam se çfarë të them. Hajd shëndet”.

Shqipëria nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2 me modestët e Andorës në Elbasan Arena, në një ndeshje që u dominua kryesisht nga kuqezinjtë, po gabimet në mbrojtje, dhe veçanërisht ato përpara portës së kundërshtarit na dhanë vetëm një pikë në fund të sfidës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *