Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lyen flokët dhe i pret si fenomeni Ronaldo, deputeti pensionist i Kuvendit i la të gjithë të shashtisur (Ja bëmat e tij me kërkesa për vajza online)

Që niveli intelektual i Kuvendit tonë është në ditët e tij më të zeza, për këtë bie dakord i madh dhe i vogël në vendin tonë, po gjatë ditës së djeshme është bërë ekstrada e radhës. Një prej deputetëve që ka rënë më shumë në sy është kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Selami Janishehri.

Janishehri u shfaq me një ‘look’ të ri, me flokët në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes, që të kujtonte sa Ronaldon po aq Pitkinin, që ka qenë dikur një nga personazhet më komikë të filmave.

Kujtojmë se deputeti edhe më herët ka rënë në sy për pamjen e tij. Në një periudhë kohe ai shfaqej një herë me flokë të zinj, biond apo edhe me flokë të thinjura. Selami Janishehri është një ndër deputetët më të vjetër në moshë në Parlamentin shqiptar, dhe duket se pensionin po e kalon më së miri me rroga milionëshe që merr nga taksat e shqiptarëve.

Pak kohë më parë Faxweb.al raportoi dhe disa komente që Jenishehri iu bënte vajzave të reja në grupe, lajm të cilin mund ta lexoni edhe këtu. 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *