Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Lundronte në sipërfaqe, sekuestrohen 153 kilogramë drogë në Detin Adriatik

Sasi e konsiderueshme prej 152.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa” është gjetur dhe sekuestruar në Detin Adriatik.

Droga u pa teksa lundronte në sipërfaqe të ujit dhe u kap nga anija e patrullimit të Policisë së Shtetit.

Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës u krye gjatë patrullimit të vijës bregdetare të hënën në një distancë prej 4.9 milje detare në afërsi të Kepit të Selitës.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të kësaj sasie të konsiderueshme droge.

Detaje të policisë:

Gjatë patrullimit të vijës Bregdetare të detit Adriatik, më datë 01.05.2017, rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës nga anija e patrullimit të Policisë së Shtetit, janë konstatuar mbi siperfaqen e ujit pesë pako në të mbeshtjella me natriban .

Në brendësi të këtyre pakove janë gjendur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 152.7 kg, me lëndë të dyshuar narkotille e llojt Cannabis Sattiva, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, per veprën penale të “Trafikimi i narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close