AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Lulzim, unë jam gati”, Rama apelon opozitën: Kjo është koha me u ftillu

Tërmeti i rënë mëngjesin e së martës duket se ka ftilluar kryeministrin Edi Rama, i cili i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kreut të PD-së Lulzim Basha, për të ndihmuar së bashku banorët e prekur nga tërmeti.

Rama apelon forcaty opozitare që të ulen në tryezë dhe të japin propozimet e tyre, për lehtësimin e gjendjes që po kalon vendi pas fatkeqësisë natyrore të së martës.

Kujtojmë se kryetari i opozitës Lulzim Basha me një urdhër të shpërndarë strukturave të PD-së iu kërkoi të gjithë vartësve të tij, që të shmangin reagimet për situatën e tërmetit, në mënyrë që çështja të mos politizohej.

Reagimi i Ramës: 

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

(E.K/Faxweb.al)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *