Ka nisur takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, ku pritet që të diskutohet një bashkëpunim i mundshëm mes forcave politike.
Pas kësaj bisede pritet që të dy të japin një deklaratë për mediat. Pak ditë më parë Shpëtim Idrizi deklaroi largimin e tij nga koalicioni qeverisës, edhe pse tre deputetët e zgjedhur nga PDIU vijojnë që të jenë në mbështetje të qeverisë Rama duke u deklaruar si të pavarur.
Afrimi i Idrizit me PD-në trazoi ujërat te opozita, pasi PBDNJ, parti e minoritetit grek nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje. Mbetet të presim dhe të shohim si do të mbijetojnë të dyja forcat politike në këtë koalicion.
Pak ditë më parë kreu demokrat pati një takim dhe me Vangjel Dulen, dhe nuk dihet nëse do arrijë ti bindë kreun e PBDNJ-së dhe Idrizin që të ‘’bashkëjtojnë’’ në paqe brenda koalicionit.
(E.K/FAXWEB.AL)