Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lulzim Basha i vendosur: Këto janë 3 kushtet që kam për Reformën Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka zbuluar 3 kushtet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore.

“ Ne jemi të gatshëm për çdo model, që do të ofrojë këto 3 kushte:

1-votimin elektronik dhe numërimin elektronik.

2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në process.

3-T’u japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në organet e tjera.

Për këtë arsye  e shohim një proces që i takon gjithë qytetarëve, ndaj jemi të vendosur të angazhojmë të gjithë qytetarët, grupet akademimike, sikurse jemi të vendosur që të mos bëhet thjesht sa për sy e faqe. Ne jemi të hapur për çdo model që ofron këto kushte.

Nuk do ta lejojmë të kthehet në fasadë, siç ndodhi me zgjedhjet. Reforma Zgjedhore është një hap i domosdoshëm që mund të garantojë votën e gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë.

Kjo qeveri nuk do ishte qeveri, pa paratë e drogës, për të bkerë votën. Marrëveshja e 18 majit u vra nga Edi Rama. Objekti ishoin zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ato ishin gjithçka përveçse zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, deklaroi Basha. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *