Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
Basha i drejtohet Ramës që të shtojë testimet, të rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
Po ashtu me tej Basha i bën thirrje Ramës që të ndalë së vjedhuri dhe tu japë lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”- shkruan Basha.