Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Basha ‘kokë më kokë’ me popullin, zbret në terren dhe takon tregtarët: Bredhjet dhe propaganda e qeverisë nuk mund ta fshehin dështimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me tregtarë në tregun agro-ushqimor në Rrogozhinë, ndërkohë që ka dëgjuar edhe shqetësimet e tyre të cilët janë shprehur të revoltuar, pas nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Po i rris fëmijët rrugëve. Jam e sëmurë, nuk kam marrë asnjë ndihmë”, iu drejtua një tregtare Bashës, e cila po shiste aty pranë.

Me anë të një video-selfie, Basha tha se gjendja e fermerëve është po aq e keqe se sa gjendja e bizneseve në të gjithë vendin.

“Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Gjendja e fermerëve është po aq e keqe sa gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë në zero. Rrinë këtu me orë të tëra. Askush nuk ka marrë ndihmë. Ky është realiteti, përpara kam kilometra me tezga, gjysmën e tyre do e groposin produktin sepse nuk u shiten.

Ndaj bredhjet dhe propaganda e qeverisë nuk mund të fshehë dështimin. E keqja po vazhdon të thellohet. Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milion euro. E kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin.

Kjo është një Shqipëri e robëruar. Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj ti drejtohemi kutive dhe t’i japim fund kësaj të keqje. Kjo situatë duhet të marrë fund.
Gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Ky është realiteti nga tregu i Rgozhinës, kjo është Shqipëria reale”, deklaroi Basha përmes një video selfie.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *