Kombëtarja shqiptare do të luaj sot një ndeshje miqësore kundër Luksenburgut. Lista e kombëtares ka mungesa të shumta pasi në këtë ndëshje mungojnë disa nga titullarët e ekipit.
Etrit Berisha është një nga mungesat kryesore për tanët, i cili nuk mund të luaj për shkak të pezullimit pas ndeshjes me Izraelin.
Një mungesë tjetër shumë e rëndësishmë është edhe Ansi Agolli, ai do mungojë edhe në ndeshjen eliminatore ndaj Izraelit, për shkak kartonash.
Në sulm mungesa më e madhe është Bekim Balaj, sulmuersi i Terek Groznit mungon për shkak të një dëmtimi.
Në sfidën e sotme nuk do të jenë të grumbulluar as dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Asdren Llullakun dhe Jahmir Hykën.
Llullaku ka pasur dje një ndeshje në kampionatin kazak me Astanën që ka fituar 4-0, ndërkohë që futbollisti, i cili aktivizohet në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) ka pasur angazhime me Sant Hoze Ërthkuejks. Ata do të bashkohen me Kombëtaren në Stamboll, pas datës 5 qershor.
(B.H/Shuplaka)