AktualitetEkonomiFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Lufta ndaj koronavirusit, FMN-ja hap ‘thesin’ dhe ofron shifrën e çmendur

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se është i gatshëm t’i përdorë 1 trilion dollarë hua për t’i ndihmuar shtetet që po përballen me vështirësi shkaku i përhapjes së koronavirusit dhe ndikimit negativ të tij.

“Si vijë e parë e mbrojtjes, Fondi mund ta vë në dispozicion mekanizmin fleksibil dhe të shpejtë për shtetet që kanë nevojë urgjente për baraspeshimin e pagesave”, tha drejtorja menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, shkruan “CNBC”.

Ajo shtoi se ndihma financiare e kësaj organizate mund të përdoret nga shtetet e prekura për t’i mbuluar shpenzimet për sektorin e shëndetësisë, më saktësisht për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e efekteve negative të virusit të ri, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar erdhi në kohën kur vlera e aksioneve në tregun ndërkombëtar ka rënë, pavërsisht masave të qeverisë amerikane për uljen e shkallës së interesit.

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka premtuar se do ta ulë në zero shkallën e interesit dhe do ta zbatojë programin me ndihma prej 700 miliardë dollarëve për ta mbrojtur ekonominë nga efektet negative të përhapjes së virusit.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *