AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Luana Vjollca do të prezantojë ‘Big Brother 10’? Zbulohet e vërteta

Që prej momentit kur Luana deklaroi se do rikthehet shumë shpejt me një emision të ri, po përflitet se moderatorja do të prezantojë “Big Brother 10”. Shkak u bënë disa faktorë: Koha kur Luana u shpreh se do rikthehet në ekran përkon me fillimin e Big Brother, Luana ishte një nga emrat që dikur u përfol se do prezantonte Big Brother dhe pak kohë më parë moderatorja pëlqeu një postim në Instagram ku shkruhej se ajo do prezantonte “Big Brother”.

Një tjetër arsye ishte edhe fakti që Arbana Osmani u shpreh pak kohë më parë se është në dilemë për këtë format duke treguar kështu se nuk do e moderojë ajo “Big Brother”.

Megjithatë mesa duket as Luana nuk do ta prezantojë “Big Brother”. Burime në Top Channel kanë thënë për “Anabel.al” se Luana do të rikthehet me një program ku në qendër do të jenë çiftet. Programi do të ndërtohet në bazë të lojrave dhe çifteve shqiptare, të cilët janë të panjohur për publikun.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *