Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-partinë aleate në vitin 2013, LSI-në, të cilën e krahasuar me qelizat e kancerit. Sipas Kryeministrit ata shtohen në mënyrë të pakontrollueshme dhe në fund e vrasin të gjithë trupin.
Për sa i përket deklaratës së Lulzim Bashës që Shqipërinë në NATO e futi ai si ministër i Jashtëm, Rama nuk ra dakord. Ai theksoi se Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA.
Duke folur në lidhje me një mandat të tretë si Kryeministër i vendit, Rama u tregua modest, duke u shprehur se mandatin nuk e dëshiron për vete por për shkak se vendi në një moment kyç për të ardhmen. Ai shtoi se po të mos ishte për këtë, atëherë ai do të preferonte më shumë të rrinte në shtëpi me djalin e tij Zaho, sesa të merrej me kundërshtarët.
“Kanë futur këta Shqipërinë në NATO. Shqipërinë në NATO e kanë futur SHBA-të. Ushtria jonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të SHBA-ve. Ky vend ka qenë dhe do të jetë një vend që shkon në luftë si vend i NATO-s. Është njësoj si të them unë sot se hapjen e negociatave e bëra unë. Po ja ta zëmë se. Po pastaj? Po të gjitha këto të tjerat, shëndetësia, arsimi. A e imagjinoni dot nëse pandemia do të vinte në kohën e tyre. Këta nuk kishin një autoambulancë. So t ne kemi një urgjencë kombëtare që shkon në të gjithë Shqipërinë. Ju duket çudi që të fillojnë të shtyhen përsëri ambulancat me krahë? Ju duket çudi të fillojnë të shtyhen makinat e policisë përsëri? Apo të shihni policët që hanë fara në rrugë? Ju duket çudi që të fillojë përsëri rekrutimi i infermierëve që nuk dinë të bëjnë gjilpëra por vetëm të ngulin gozhda. Luli dhe PD-ja nuk janë të lirë. Ata janë të lidhur nga Ilir dhe Monika. Për të kaluar një reformë këtej, duhet të jepnim 10 vende pune andej. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për reformat. Ata funksionojnë si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimet e qelizave të kancerit njihen për rritje të pakontrollueshme, që në fund bëjnë asgjesim e të gjithë trupit. Nëse do ishte për mua, ju siguroj që po të mos bindja absolute që ky është moment kyç për të ardhmen, do merresha me Zaon. Një milion e më shumë herë më e denjë sesa Luli, Iliri, Monika dhe Sali mavria. Akoma Shqipëria merret me Saliun,” u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)