Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LSI dhe PD njëzëri: Nuk do votojmë Ruçin! A mund të bëhet ai Kryetar Kuvendi vetëm me votat e PS dhe PDIU?

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se janë në një mendje lidhur me emërimin e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

I pari ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i pari, që ka deklaruar se nuk do të votojnë pro kandidaturës së Ruçit si kryetar Kuvendi.

“Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”, pasi nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve. Grupi i LSI do të diskutojë kandidaturën e Ruçit, pasi kandidaturat të bëhen publike dhe do të përcaktojë qëndrimin, që është çështje e parëndësishme për ne, por jam i bindur që nuk do të jetë një votë pro.
 
Rruga që do të ecë grupi i LSI është rruga e një opozicioni, jo vetëm të fortë dhe të qartë i mbështetur në çështje të mëdha parimore, që kanë të bëjnë me interesin publik, që është cënuar nga qeveria, do u japim jehonë shqetësimeve qytetare”, deklaroi sot ai për Report Tv.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, “Shuplaka” mësoi se demokratët vendosën të marrin pjesë në seancën e nesërme në Kuvend, për të votuar kundër zgjedhjes së Ruçit.

Kështu, në mbledhjen e nesërme Ruçi nuk do të fitojë asnjë nga 43 votat e PD-së dhe as 19-të të LSI-së, por do të mbështetet vetëm tek ato të PS-së dhe PDIU-së. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *