AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘Lot, përqafime nga bashkëshortët dhe ankth’, si e pritën vendimin e Vetingut dy gjyqtarët (Fotolajm)

Komisioni i Pavarur i Kualifikiit konfirmoi sot në detyrë dy gjyqtarë, vendime të cilat u pritën me mjaft emocione në sallë.

Fillimisht do të ishte gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja, ai që do të merrte vendimin pozitiv për karrierën e tij, dhe që do të përqafohej me mjaft gëzim nga ana e bashkëshortes.

Dhe në seancën dëgjimore, e cila u zhvillua pak ditë më parë, Kalaja ishte shfaqur i përlotur, teksa e kishin pyetur me imtësi për një pasuri që kishte trashëguar e shoqja e tij.

Gjyqtarja e dytë që mori sot lajmin e mirë të kalimit të Vetingut ishte Daniela Shkira, gjyqtare pranë Krimeve të Rënda, e cila po ashtu shoqërohej nga familjarët në seancë.

Për të nuk u gjetën problem në aspektin e pasurisë, por vetëm një vendim i saj, për të ndryshuar akuzën mbi një person që dyshohej për vrasje të mbetur në tentativë.

Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *