Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Lori Hoxha rikthehet në Instagram, por arsyeja nuk do t’ju pëlqejë fansave të saj

Lori Hoxha vendosi këtë të martë pasdite që të aktivizojë sërish Instagramin e saj.

Pas një jave mungesë në rrjetin e saj të preferuar social, fashionista ka vendosur më në fund të rikthehet me postimet e saj për një arsye jo edhe aq bindëse për fansat.

Nëse prisni të lexoni ndonjë pyetje të tipit: A ju mori malli? apo ndonjë shpjegim përse e çaktivizoi profilin e saj, atëherë po ju paralajmërojmë që nuk do t’i gjeni.

Lori ka publikuar sot një foto dhe një reagim të shkurtër ku tregon arsyen e rikthimit, që nuk lidhet aspak me kërkesat e fansave të saj për t’u rikthyer, apo mungesën që ata kanë vënë në dukje prej një jave tashmë.

“Si e shoh veten kur e aktivizoj llogarinë time duke ditur që kam shumë postime të sponsorizuara të lëna pezull”, shkruan Lori.

Ja pra, arsyeja që riktheu Lorin në Instagram janë postimet e sponsorizuara. Fashionista nuk e ka treguar ende arsyen përse e mbylli Instagramin.

Të enjten e kaluar Lori Hoxha u zhduk nga rrjeti social dhe nuk bëri asnjë lajmërim të tipit, “po largohem për një farë kohe”.

Kjo na bën të dyshojmë se asaj mund t’i kenë vjedhur llogarinë në Instagram. Mirëpo Lori vijonte me postimet në profilin e saj në rrjetin social Snapchat, dhe kjo e bëri edhe më dyshues veprimin e saj.

E pra Lori, do të na thuash përse e mbylle Instagramin?

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.