Gazetarja dhe njohësja e mirë e politikës ndërkombëtare, Edlira Gjoni ka folur për akuzat e Partisë Socialiste se kreu i PD, Lulzim Basha ka lobuar në Holandë kundër Shqipërisë për vendimin që mori së fundmi për rikthimin e regjimit të vizave.
Gjoni tha në emisionin “Arena” në Ora News se Basha nuk e ka këtë fuqi në parlamentin Holandës, duke argumentar se një gjë të tillë mund ta ksihte bërë në kohën kur mori drejtimin e PD-së për të treguar sipas sa, që ka miq në Holandë.
“Unë nuk e besoj se Basha ka lobuar kundër Shqipërisë në Holandë. Basha ka pasur kohë 6 vite të bënte këtë lobim, pse duhet ta bënte në këtë vit? Ai mund ta bënte në periudhën që sapo mori partinë, për të treguar që unë kam miq në Holandë. Dhe nga ana e Holandës, Basha nuk ka një fuqi të madhe për të ndikuar në një parlament siç është Holanda”, deklaroi gazetarja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)