Janë liruar nga búrgu dy mjekët që kuruan autorin e dyshuar për vràsjen e dy biznesmenëve në Laç.
Ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjyqësore të kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arbër Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekeve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj. Masa e sigurimit “a.rrest në búrg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në po.licinë gjyqësore”.
Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.
Kujtojmë se avokati i mjekut Besim Lama, ka thënë më herët për mediat se klienti i tij nuk e ka takuar autorin, nuk e njeh dhe as nuk pak marrë para, pasi ai nuk ka asistuar në operimin e tij, por thjeshtë ka referuar rastin në një specialist të fushës.
Avokati i mjekut Lama shprehet se klienti i tij është telefonuar nga një pacientë dhe ai e ka referuar tek mjekut Viktor Marku, pasi nuk ishte fusha e tij, madje as dy mjekët nuk njiheshin mes tyre.
(E.K/Faxweb.al)