Deputeti i djathtë Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në parlament, ka ironizuar kryeminitrin Edi Rama, në argumentet që ai paraqiti për të mbrojtur “Pakten Anti-Shpifje”.
Murrizi deklaroi me ironi se le të bëhet siligji në Gjermani, sepse ligji limonadë del limonadë e thartuar dhe do ju zejë barku.
“Shyqyr që u ktheve në rrugën e Zotit. Shkon në shtëpiat e të varfërve me një ferexhe. Fakti që lexon librat e shenjtë ishalla ndikon. E kemi bërë limonatë tha, mirë do ishte bërë që ta kishte bërë raki rrushi. Mark Markun e keni tek AMA. Unë nuk jam shumë i informuar por vetëm për Peçin, e Zhein qenka ky ligj. Kjo qënka arsyeja që nuk na janë hapur negociatat. Hajde mazhorancë hajde. Unë nuk shoh ndonjë gjë për të verifikuar donatorët dhe financuesit e portaleve. E keni bërë limonatë po nuk i shoh unë këto detaje. Ku janë mediat e pavaruara? Si qenka media e pavarur kur pronari bën biznes gjithë ditën? Pra me gazetë shaj këtë duash! Unë e shoh më shumë se limonatë këtë ligj. Unë nuk besoj që i ka kapur ligji për fyti mediat? I kanë kapur tenderat për fyti. Ma gjeni një media të pavarur. Portalet janë të varuara nga të gjithë ato që i paguajnë në dorë.
Ma gjeni një se do jap mandatin por e mbylli AMA. Çdo ditë del portal i ri. Pse? E përdorin për të mbrojtur veten dhe për të gjuajur të tjerët. Hajde e bëjnë ligjin si Gjermani. Pse e holluam ne? E bëjmë Gjermani. Ligji limondatë del e thartuar dhe do i zëjë të gjithë barku. Hajde e bëjmë si ata burrat pse u trembët ju? Unë do të isha dakord nëse do të bënit ligjin gjerman dhe atë anglez. Boll më me kinezërira. Unë kamë qenë viktimë e portaleve.”– u shpreh Murrizi.