AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ligjin Antimafia e kemi më të fortë se Italia”, Rama: Politikanët do i thërrasë SPAK-u”. Fevziu e akuzon: Jeni objekt hetimi, keni përdorur para të…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Opinion ka folur për aksionin e ri policor të quajtur OFL dhe ka folur edhe për anën ligjore ku mbështetet ky aksion duke iu referuar ligjit antimafia.

Ligjin e antimafias e kemi më të fortë se Italia por kemi përballë një aleance që quhet KCK. Ne kemi goditur pjesën më të rëndësishme atë financiare pasi aktivitetin ata e zhvillojnë edhe brenda në burg pasi kanë financat.

Ai ndër të tjera tha se këtë aksion nuk e ndermori ai dhe forca e tij politike po sipas tij është drejtësia.

Rama u pyet se pse nuk nisi nga politikanët aksioni i OFL dhe më pas tek gjyqtarët dhe prokurorët siç u premtua.

Ai tha se politikanët e dyshuar do të thirren nga SPAK-u, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Blendi Fevziut, i cili i ka thënë Ramës e është “objekt hetimi” pasi Partia Socialiste ka përdorur para nga kandidatë apo kryebashkiakë që sot kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Në këtë moment ne e kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar, të akuzuar, janë listë e mbyllur. Policia në këtë rast, nuk bën asgjë tjetër veçse merr nga regjistri, dhe merr pronat e tyre të deklaruara se këta kanë plot edhe të padeklaruara, dhe ia çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do ta bëj vetë unë? Ka një institucion të lartë që është ILDP-ja. Ke dalë atje që ke shumë, provo pak aty si është puna e këtyre? SPAK duhet të bëjë të njëjtën gjë me çdo politikan, që është i dyshuar, të cilit t’i thotë “hajde këtu, trego tani”.

Blendi Fevziu: Ju jeni objekt i hetimit, keni përdorur para të këtyre personave. Kanë investuar para.

Edi Rama: Nëse provohet po, unë kurrë nuk kam vënë në listë persona të tillë.

Blendi Fevziu: Ta tha ambasadori Donald Lu mos vë këta persona në listë

Edi Rama: Dhe i kam thënë patjetër, keni letra që e provojnë këtë gjë?

Blendi Fevizu: Ta ka provuar BIRN

Edi Rama: Është e pëavërtetë, letra që ka dalë për atë të Kavajës nuk ka qenë e disponueshme për askënd. Ne kemi këruar dhe kemi marrë letër nga çdo institucion.

R.G/FAXWEB.AL

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *