Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Lidhja që s’e kemi ditur, Ema Andrea qenka mbesa e këngëtarit të njohur

Kantautori Mihallaq Andrea dhe aktorja Ema Andrea janë personazhë publikë të cilët kanë spikatur në fushat e tyre. Por askush prej tyre nuk kishte folur më parë për lidhjen e gjakut që dy personazhet kanë me njëri-tjetrin.

Dje në studion e Rudina Magjistarit, ku kantautori korçar i serenatave ishte i ftuar, zbuloi se aktorja Ema Andrea është mbesa e tij.

“Ema është vajza e vëllait tim. Emën e dua shumë, për mua ajo ka të veçantë karakterin e fortë dhe është aktore e shkëlqyer. Është e vështirë të jesh aktore si Ema. Karakteri i saj është i ngjashëm me timin, të dy ne jemi “qaramanë”,- tha Andrea.

Ndërkohë aktorja, në videomesazhin e saj, tha se për të Mihallaq Andrea nuk është vetëm xhaxhai i saj, por shoku me të cilin kuptohet edhe pa folur.

“Ti për mua je personi që të do pa kërkuar asgjë mbrapsht dhe me mënyrën tënde na ke mbajtur të lidhur të gjithëve bashkë. Jam e bindur që nga gjithë fisi i madh që kemi ti je ai me të cilin merrem vesh pa folur. Ti je ai xhaxhai dhe shoku që ke marrë makinën dhe ke ardhur ke parë shfaqjen time dhe më pas ke ikur, ky është vlerësim përtej të qenit mbesë. Të falënderoj për lotët që më ke sjellë me muzikën tënde sepse në ato momente nuk isha vetëm. Ti je një figurë mashkullore që s’je ankuar kurrë edhe pse ke patur shumë motive. Në këtë sens ti je shembull njerëzor. Më vjen mirë që sot kam mundësi të të them të dua në publik. Mos qaj”,- tha Ema në videomesazh.

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.