Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Pas humbjes për herë të dytë në Xhorxhia, udhëheqësit republikanë festojnë me shampanjë në hotelin e Trump

Udhëheqësit kryesorë legjislativë republikanë të Miçiganit janë fotografuar duke pirë shampanjë në hotelin e Donald Trump, disa orë pasi ishin ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në shtet.

Kryetari i Shtëpisë së Bardhëm Lee Chatfield dhe Republikani Jim Lilly u fotografuan të Premten në mbrëmje duke u kënaqur në një shishe Dom Perignon në hotel.

Fotografitë që u publikuan të shtunën treguan Chatfield dhe Lilly të ulur në një tavolinë ndërsa ata bisedonin me tre burra të tjerë teksa konsumonin shampanjë. Nuk dihet ende cila është arsyeja e kësaj feste, ndërkohë që vijojnë akuzat e Trump për manipulimin e votave.

Kujtojmë se rinumërimi i votave në Xhorxhia nxori sërish fitues Joe Biden, por Trump duket se nuk ka ndërmend të pranojë humbjen. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *