Një ngjarje e pazákontë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë ku një makinë pólicie është përfshirë në një aksídent e për pasojë kanë mbetur të plágosur dy efektivë.
Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ndodheshin në patrullim ndërsa janë vënë në ndjékje të një mjeti me të cili udhëtonte një person i dyshuar për vjédhje, por për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e tyre ka dalë nga rruga.
Faxweb.al mëson se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku mjeti i oficerëve të pólicisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, në fshatin Spitem në vendin e njohur si Prolli.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy efektivëve ndërsa në mjet po udhëtonin 3 efektivë. Drejtuesi i mjetit ë ishte në ndjekje është larguar nga vendngjarja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)