Prerje masive janë konstatuar ditën e sotme në pyllin me pisha në ”Rezervatin Natyror” të Levanit në Fier. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele rreth ores 9:00.
Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura në qytetin e Fierit, kanë kallëzuar penalisht dy persona emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Prerja e pyjeve është një fenomen i cili vijon të jetë në përmasa shqetësuese, ku persona të papërgjegjshëm kryejnë akte barbare ndaj natyrës për përfitime personale. Në shumë raste dhe autoritet lokale ose qëndrore shfaqen duarkryq ndaj maskrave mjedisore që ndodhin pothuajse në të gjithë territorin e vendit.