Gjermania u trondit nga në aksident i rëndë para disa ditësh që mori jetën e pesë personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë. Shkak u bë Bernd W., 51 vjeç, i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe hipi sipër trotuarit duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Ai mori jetën stomatologut Dr. Georgios K., 45 vjeç dhe foshnjes së tij nëntë javëshe, Virginia. Nëna dhe vëllai i fëmijës u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Pasi morën lajmin e trishtë, të afërmit shkruan një letër në greqisht, ku thuhej: “Virxhinia ime, mbaje veten fort në krahët e babait në mënyrë që ai të kujdeset për ty atje lart. Kujdesu për nënën dhe vëllain tënd të vogël tani që je bërë ëngjëll.”
Nga aksidenti në Tier, ndërroi jetë edhe mësuesja Ariane T., 52 vjeç, një studente 25-vjeçare dhe një pensioniste 73-vjeçare. (A.M/Faxweb.al)