Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Letonia nderon “Dëshmorët e Atdheut”, Klodian Tanushi e Zarife Hasanaj mes tyre

Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve, janë nderuar në Letoni më titullin “Dëshmorët e Atdheut” Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi që humbën jetën gjatë misionit të NATO-s për çmontimin e armëve pak muaj më parë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka njoftuar lajmin përmes një shënimi në rrjetet sociale e cila thotë se në Camp Adazi në Letoni, në ditën e dëshmorëve, janë nderuar major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj.

“Foto e mbrëmjes. Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!”, shkruan Xhaçkapërkrah fotos.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *