Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar me tone të ashpra pas shtyrës së Kuvendit ditën e sotme, ku ishte premtuar se do të kalonin ndryshimet Kushtetuese me apo pa dakordësinë e opozitës.
Maliqi paralajmëron se Rilindja do të shkrihet si akullore. Sipas tij, ishte presioni i ndërkombëtarëve që i bëri të tërhiqen socialistët nga ndryshimet në Kodin Zgjedhore.
Jo vetëm kaq, por Maliqi shkruan se PS i ka hyrë frika në palcë nga koalicioni PD-LSI.
Postimi i plotë:
“Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut. Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do ti kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare.
Por, dje, ‘transportuesi’ Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore. Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni?!
Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju është e pamundur. Ju ka hyrë frika në palcë nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI.
Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty?
I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit?
Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj…
Ramzi, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar.