Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

LDK bën lëvizjen surprizë, hyn në zgjedhje në koalicion parazgjedhor me partinë e Behgjet Pacollit

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re duket se do të garojnë sa bashku në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Mediat në Kosovë raportojnë se LDK dhe AKR kanë arritur sot një marrëveshje për një koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja është firmosur nga krerët e këtyre partive, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, por detajet e saj ende nuk janë bërë publike.

Mësohet se detajet e marrëveshjet do të bëhen publike sot një orën 18:00, në të njëjtën kohë që përfundon dhe afati për regjistrimi i koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kosova do të zgjedh qeverinë e saj të re në 14 Shkurt, pas shpërndarjes së Parlamentit që bëri pak ditë më parë Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Qeveria e Avdullah Hotit, në bazë të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese u shpall e jashtëligjshme pasi për të kishte votuar një deputet që kishte një dënim të formës së prerë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *