Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se plagosja është e patolerueshme dhe se politizimi i ngjarjes është po aq keq sa ngjarja.
Ndërkohë Rama e ka shfrytëzuar rastin e plagosjes së të riut për ti ofruar sërish bashkim Lulëzim Bashës. Gjithashtu kryeministri i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të ndalë fushatën e tensionimit.
Edi Rama:
Kujtojmë se pak më parë në qytetin e Kavajës ka ndodhur një incident në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, ku 3 persona qëlluan me armë zjarri drejt një 27-vjeçari të identifikuar si Bledar Oshtuni i cili u plagos në këmbë.
Oshtuni ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.