AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Laze sulmon Topallajn, mes rreshtave del plani i fshehtë i Veliajt: Çfarë do ti bëjë Bibliotekës Kombëtare

Elio Laze në një shkrim të tijin sot sulmon Fabian Topallajn, këshilltarin demokrat në Bashkinë Tiranë, po mes rreshtave del plani i fshehtë i Veliajt: Çfarë do ti bëjë Bibliotekës Kombëtare. 

Duke marrë shkas nga një intervistë e Topallajt ku kritikon Bashën, Laze i kujton atij se fillimisht duhet të ngrejë zërin me planet e Veliajt në Këshillin Bashkiak. 

Sipas Lazes Veliaj ka ndërmend që të largojë prej vendit Bibliotekën Kombëtare pa specifikuar vendin ku do ta zhvendos. Laze thotë se sa kohë që këshilltarët e PD-së do të merren me akuzat për Bashën Lali Eri do bëjë me Tiranën atë që i do qejfi. 

”Në mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, kryetari i Bashkise Tirane nder te tjera ka thene qe biblioteken Kombetare do ta heqe nga godina ku ka qene jete e mot per ta cuar (citoj Veliajn) “Do e gjejme nje vend tjeter”…”, shkruan ndër të tjetër Laze. 

Pyetja që ngrihet me të drejtë është se ku do të shkojë Biblioteka Kombëtare?! Kush mund t’i vërë fre Veliajt që mesa duket e ka ndarë mendjen me atë që do të bëjë?!

SHKRIMI I PLOTË: 

Fabjani dhe opozitaret qe nuk dua!

Pas rezultatit katastrofik te zgjedhjeve te 25 qershorit, kundershtaret e brendshem sulmuan kryetarin e PD Lulzim Basha. Me arsye konkrete dhe nje logjike per tu lavderuar. 
Por nderkohe qe ditet kaluan Basha mori persiper gabimet e veta, duke filluar nga listat e deri tek marveshja me Ramen dhe ne menyre xhentelmene i zgjati doren kujtdo, edhe kundershtareve per te lene pas te kaluaren e per te pare perpara ne emer te misionit Opozite. Nje levizje e zgjuar ne nje moment kritik. 
Por kundershtaret nuk ndalen. Sot lexoj nje interviste te antarit te Keshillit Bashkiak ne Bashkine Tirane me siglen e PD Fabjan Topollaj qe nuk i resht sulmet ndaj kryetarit te vet. Perpos nje simpatie personale timen per formimin dhe artikulimin e Fabjanit, intervista me la shije jo te mire. Ai flet per nje opozite qe nuk ekziston dhe per kete fajeson Bashen. Por para se te arrije tek Basha, zoteria mund ta filloje opozitarizmin nga vetja. 
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, kryetari i Bashkise Tirane nder te tjera ka thene qe biblioteken Kombetare do ta heqe nga godina ku ka qene jete e mot per ta cuar (citoj Veliajn) “Do e gjejme nje vend tjeter”…
Kush e ka fajin qe Fabjani si perfaqesues i opozites heshti? Perse nuk e ngriti zerin ky djalosh, per kete deklarate ne kufinjte e skandalit? Luli e ka fajin? 
Historia e deklarates se Veliajt dhe heshtja e Fabjanit si opozitar i zellshem eshte nje tregues qe edhe Fabjani si shume e shume kundershtare te Bashes brenda partise nuk na e paska seriozisht kete punen e te berit opozite, por thjesht nje menyre shoë dhe betonimi te pozitave te veta. 
E persa kohe opozita mbetet ne duart e Fabjanit dhe fabjaneve Lali Eri do vazhdoje te beje ate qe do vete me qytetin dhe keta duke qene se skane cti bejne gomarit, do i bien samarit te partise se vet. 
Keta nuk jane opozitaret qe dua!

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.