Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRAT/ Mbajtën ‘peng’ një grua duke i kërkuar s*ks dhe para që t’i kthenin makinën, kush janë dy zyrtarët e lartë të policisë që ranë pranga

SPAK dhe SHÇBA ndalojnë 2 punonjës të Pòlicisë Rrugore për shpërdorim detyre, pasi i kanë kërkuar favore s*ksuale një gruaje, makina e së cilës ishte sekuestruar që prej vitit 2019. Burime bëjnë me dije se janë arrestuar Laurenc Duda dhe Henrik Zelija, me detyrë OPGJ pranë komisariatit të Policisë Rrugore, dhe shef s*ksioni për verifikimin e shkeljeve administrative.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të pòlicisë në strukturën e Komisariatit të Pòlicisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Pòlicisë:

H.Z., me detyrë Oficer i Pòlicisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Pòlicisë Rrugore Tiranë; L.D., me detyrë Shef S*ksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore s*ksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të pòlicisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *