AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Largohen me urgjencë 10 familje dhe 19 biznese, autoritetet mbyllin Kalanë e Krujës pas dëmeve nga tërmeti

Autoritetet kanë vendosur të bllokojnë hyrjen e Kalasë së Krujës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit, kjo kala pësoi dëmtime të rënda, ndërsa së fundmi është cilësuar si e rrezikshme për jetën e qytetarëve. Sipas burimeve, dëme të shumta ka tek kulla e orës dhe tek muri rrethues.

Për të garantuar sigurinë, askush nuk do të ketë më mundësi të hyjë në kala pasi është bllokuar. Po ashtu, autoritetet kanë marrë vendimin që të largojnë me urgjencë nga ambientet pranë kalasë 10 familje dhe 19 biznese. Jeta e qytetarëve qytetarëve që banojnë aty dhe e atyre që punojnë është në rrezik për shkak se nga lëvizja e tokës janë çarë muret brenda kalasë.

Me qëllim evitimin e ndonjë fatkeqësie, 10 familje dhe 19 biznese do të sistemohen në një vend tjetër. Sot kanë qenë shumë arkeologë në Kalanë e Krujës dhe pritet të japin mendimin e tyre. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës njoftoi për dëmtimet që kishin pësuar nga tërmeti Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës.

Ministria në mënyrë kategorike ju ndaloi qytetarëve hyrjen në këto kala, por nga vëzhgimet në terren u vu re se ata ishin moskokëçarës. Prandaj janë marrë masa më ekstreme deri në bllokimin e hyrjes në Kalanë e Krujës.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *